LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 23:11

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohen skelat, 4 persona humbasin jeten

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e rrugëve Liechtensteinstraße/Thurngasse, Porzellangasse/Grünentorgasse dhe zonën përreth Bauernfeldplatz, raporton albinfo.at.

Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar aktualisht në Porzellangasse.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Aktualisht supozohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.

Zjarrfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE