
Gjatë orëve të mbrëmjes, këtë 9 prill, pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar një shtim të lëvizjeve ndërkufitare, ndërsa emigrantët kthehen nga Greqia për të kaluar festat e Pashkës pranë familjarëve.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke shtuar numrin e sporteleve në funksion.
Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.
Falë kësaj organizimi, pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata, edhe pse fluksi më i madh regjistrohet në hyrje.
Nderkohe kur askush nuk e priste qe te ishte ndryshe situata, vjen lajmi i rendesishem dhe ajo qe duhet te dinte te gjithe udhetuesit shqiptare, eshte fakti se situata në palën greke paraqitet ndryshe, ku udhëtarët raportojnë pritje deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
