
Në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, një lajm i kobshëm tronditi familjarët, miqtë, kolegët dhe qindra familje shqiptare. Mjeku “babaxhan”, siç e thërrisnin me dashuri shumë prej atyre që e njohën, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 72-vjeçare.
Ndarja nga jeta e doktor Eduart Tushes, ose “Doki Edit”, siç e njihnin të gjithë, ka lënë pas një dhimbje të madhe. Për dekada me radhë ai u kujdes me përkushtim dhe profesionalizëm për shëndetin e fëmijëve, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e mijëra prindërve.
Që prej mëngjesit të kësaj të marte, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe prekëse për një mik të mrekullueshëm, një mjek profesionist dhe mbi të gjitha një njeri të rrallë. Mes reagimeve të shumta është edhe ai i gazetarit Mentor Kikia, i cili i dha lamtumirën doktorit.
Për Kikinë, doktor Edi ishte jo vetëm një mjek i shkëlqyer, por edhe një njeri i madh, që me qetësinë, përkushtimin dhe humanizmin e tij u bë një pikë referimi për breza të tërë prindërish.
“Ishte jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por edhe një njeri i madh(nuk mendoj se një mjek mund të jetë shumë i mirë, pa qenë edhe një njeri shumë i mirë). Ai, para se të shëronte fëmijën, shëronte prindërit që shkonin në derë të tij me “ububu”, edhe për shqetësimin më të vogël të fëmijës”, shkruan Kikia ndër të tjera.
Lamtumirë “kujdestari” i shëndetit të fëmijëve!
Sot u zgjova me një lajm të trishtë. Mjeku Edi Tushe ishte shuar!
Është mjeku të cilit i dedikoj mirërritjen e vajzës së vogël dhe shëndetin e saj.
Ishte jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por edhe një njeri i madh(nuk mendoj se një mjek mund të jetë shumë i mirë, pa qenë edhe një njeri shumë i mirë).
Ai, para se të shëronte fëmijën, shëronte prindërit që shkonin në derë të tij me “ububu”, edhe për shqetësimin më të vogël të fëmijës.
Ai ishte mjeku anti-farmaci, e anti-antibiotik, edhe për një kollë e një temperaturë të lehtë.
Me qetësinë e tij “olimpike” dhe babaxhanllëkun karakteristik, ai “shtronte” në poltronin e kontrollit mjeksor edhe fëmijën më rrebel.
Ai ishte qetësuesi i netëve “të gjata”, kur i përgjigjej telefonit të nënave me shprehjen: “Çfarë ka? Ehë, nuk është shqetësuese. Kalon, është normale. Nesër e shikojmë. Qetësohuni”.
Sa shumë familjeve në Tiranë dhe jo vetëm, do ju mungosh nga sot doktor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
