
Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e akademisë në vendin tonë në këtë fillim viti, teksa ish-pedagogu dhe profesori i njohur Bujar Mane është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmi për ndarjen nga jeta të profesor Bujar Manesështë bërë i ditur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Mane ishte një nga profesorët më të rëndësishëm të UBT, ku për vite me radhë ka dhënë kontribut në formimin e brezave të rinj të specialistëve. Ai ishte nderuar me gradën “Kandidat i Shkencave”.
Në njoftimin e publikuar, UBT i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij.
Profesor Bujar Mane ka qenë pjesë e trupës akademike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, ku ka kontribuar veçanërisht në fushën e Biokimisë Veterinare. Ai ka lënë një gjurmë të rëndësishme në arsimin e lartë shqiptar.
Pas një karriere të gjatë akademike, ai kishte dalë në pension në vitin 2011, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
