
Një argjendari është grabitur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri tani nuk është bërë e ditur vlera e sendeve të grabitura, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
