LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 19:07

Lajm i Fundit/ Zbulohet lëvizja e Ramës, ja kush është “plani” për të shpëtuar Belinda Ballukun…

Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Pas vendimit të GJKKO-se, prej më shumë se 7 orësh Balluku, Rama dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan një takim urgjent për të përcaktuar hapat ligjorë që do të ndërmerren në mbrojtje të zv/kryeministres e cila ndodhet nën hetim.

Burime thanë për “KOHA JONE” se ky vendim i Gjykates së Posaçme do të apelohet dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht “fatin” e Belinda Ballukut. Qeveria pretendon se GJKKO nuk mund të pezullojë nga detyra Belinda Balluku, por hetimet të vazhdojnë duke lejuar të ushtrojë detyrën e saj.

Të premten (sot) pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente e qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje, por që vjen pas vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE