
Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një lagje të Prishtinës, derisa një tjetër është lënduar shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa prokuroria dhe inspektoriati i punës kanë nisur hetimet për rastin.
”Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.”, tha Ahmeti për Periskopin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
