
Gazetari Elio Laze ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për gjobëvënie. Burime për mediat bëjnë me dije se Laze është arrestuar pas denoncimit të shtetit Klaus Shaqiri, zyrtar i Shëndetit Publik, i cili kishte deklaruar se gazetari i kishte kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh.
Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë “gjoba”.
Ka qenë prokurori Asllan Bajramaj ai i cili ka marrë në dorë dosjen e Lazes dhe pas hetimeve të kryera përmes veprimeve proaktive ai firmosi masën e arrestit me burg për gazetarin i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
