
Në Vlorë kanë mbetur vetëm disa pjesë të strukturave të Kadastrës, pasi procesi i transferimit ka nisur që vitin e kaluar. Aktualisht në qytetin bregdetar punojnë vetëm 55 persona, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës që prej muajsh operojnë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.
Report Tv mëson se të gjithë këta punonjës do të duhet të zhvendosen në kryeqytet. Kadastra e Vlorës, e cila ka ndryshuar shpesh drejtuesit, do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë, pranë rrugës “Jordan Misja”.
Vendimi për shpërnguljen është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa zhvendosja pritet të përfundojë brenda këtij muaji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
