LAJME / E Diel 17 Gusht 2025, 19:07

LAJM I FUNDIT/ Ditë zie për artin! Ndahet nga jeta aktori i njohur Shqiptar…

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar Zija Grapshi, i cili u bë i dashur për publikun, veçanërisht për fëmijët, si “gjyshi i përrallave”.


I lindur në Gjirokastër, ai përfundoi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952. Karrierën artistike e nisi herët, në vitin 1949, në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Më pas interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Më së shumti, Grapshi u identifikua me Teatrin e Kukullave të Tiranës, ku ka interpretuar në mbi 160 shfaqje, duke luajtur kryesisht role kryesore. Kujtohet për rolet si Shvejku (1957), Ivani i Madh (1959) dhe sidomos Baba Viti (1987), figurë me të cilën fitoi dashurinë e brezave të fëmijëve.


Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe mbështetja për artin e kukullave e bënë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE