LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 20:08

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet dhe ish-zyrtari i policisë (EMRI)

Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Uliam Shpataraku, ish-punonjës policie.

Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Ple­pave.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Uliam Shpatarakut në këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE