LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 19:07

LAJM I FUNDIT/ Aksident pranë bashkisë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, shumë pranë godinës së bashkisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe kanë marrë dëmtime që kërkojnë trajtim mjekësor të specializuar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e të lënduarve drejt spitaleve në Tiranë për ndihmë më të avancuar mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE