LAJME / E Martë 2 Dhjetor 2025, 20:08

Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta kompozitori i madh shqiptar, vjehrri i deputetit të njohur opozitar

Nito Lala, kompozitor i njohur dhe një personazh i nderuar në Kuçovë, është ndarë këtë të martë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka dhënë politikani i lartë demokrat Luçiano Boçi, i cili zbulon se Nito Lala ishte vjehrri i tij, babai i bashkëshortes.

 


“Nito Lala, gjysh i fëmijëve të mi dhe baba i bashkëshortes sime, e jetoi jetën me melodi të përhershme në zemër. Dhe ashtu sot, qetë dhe pa zhurmë, me melodinë e pandarë, me modestinë e tij lapidare, nisi udhëtimin drejt parajsës.

Ai ishte, jo vetëm një baba i vajzave të tij të mrekullueshme, gjysh i rrallë dhe stërgjysh i Adorës artist, i mirë e i hareshëm, por dhe një njeri artist në të gjitha kuptimet, simbol i qytetit të tij të dashur Kuçovës, së cilës dhe brezave të saj, për shumë vite, i kushtoi dhe i dhuroi muzikë, këngë e dashuri”, shkruan Luçiano Boçi.

Politikani demokrat thotë se profesori dhe kompozitori Nito Lala ishte simbol i qytetit të Kuçovës, i cili e jetoi jetën me dinjitet, pasion dhe ndjenjën e butë të përkushtimit shembullor të një qytetari model.



Figura e tij është vlerësuar lart edhe nga kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili e quan Nito Lalën një figurë të madhe të artit dhe muzikës së qytetit.

“Drejtues, muzikant i shkëlqyer, kompozitor dhe tekstshkrues, ai ishte frymëzim për breza të tërë. Nën udhëheqjen e tij u rritën e u formuan talente të panumërta, të cilët sot mbajnë me krenari trashëgiminë e tij artistike.

Pjesëmarrës në shumë festivale dhe autor i këngës së paharrueshme “Qytetit tim”, profesori do të mbetet përherë një gur themeli i kulturës sonë muzikore.

Nito Lala do të na mungojë të gjithëve, por puna, pasioni dhe talenti i tij do të jetojnë gjatë — në çdo këngë, në çdo skenë dhe në çdo kujtim të bukur që na la pas. Lamtumirë, Profesor! Faleminderit për gjithçka”, shkruan Kreshnik Hajdari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE