
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e ri për rritjen e pensioneve, duke sjellë një lajm të mirë për mbi 500 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Sipas tij, rritjet do të jenë të vazhdueshme çdo vit përgjatë mandatit të tretë të qeverisë, ashtu siç ishte premtuar në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.
Rama konfirmoi gjithashtu se pensionistët do të marrin edhe bonusin e fundvitit, i cili këtë herë do të jetë më i lartë se vitin e kaluar, dhe do të përfitojnë plot 515 mijë individë.
Sipas kreut të qeverisë, në fund të mandatit pensionet do të arrijnë këto nivele mesatare:
?? Pensioni urban me vite të plota pune: nga 27.350 lekë në 40.000 lekë të reja ?? Pensioni urban i pjesshëm: nga 15.850 lekë në 22.000 lekë të reja ? Pensioni rural: nga 11.500 lekë në 18.000 lekë të reja ???? Pensioni familjar: nga 11.400 lekë në 18.000 lekë të reja ? Pensioni i invaliditetit: nga 20.000 lekë në 30.000 lekë të reja
Ndërkohë, nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten çdo muaj përmbi indeksimin me këto shtesa:
Pensioni urban me vite të plota – +1.800 lekë/muaj Pensioni urban i pjesshëm – +800 lekë/muaj Pensioni rural – +1.000 lekë/muaj Pensioni familjar – +700 lekë/muaj Pensioni i invaliditetit – +600 lekë/muaj
Sipas planit, këto shifra do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të përmbushur plotësisht objektivin e vendosur në fillim të mandatit.
“Për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, kur shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. Ky jam unë dhe këta jemi ne – themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, u shpreh Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
