
Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë shqiptarët kudo, por një veprim i fundit i produksionit të “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë publikun dhe ka nxitur kritika të ashpra.
Në shenjë nderimi për artistin që u nda nga jeta, në shtëpinë e famshme është vendosur hiti i tij më i madh, “Valle Kosovare”. Banorët, të cilët janë plotësisht të izoluar dhe nuk kanë asnjë dijeni për tragjedinë që ka ndodhur jashtë, e kanë mirëpritur muzikën me entuziazëm.
Ata janë parë duke kërcyer, kënduar dhe shijuar atmosferën festive, duke krijuar një kontrast të dhimbshëm me realitetin e zymtë jashtë.
Ky moment nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve në rrjetet sociale. Ndërsa disa e interpretuan si një formë respekti për të kujtuar artin e tij, shumë të tjerë e kanë kryqëzuar produksionin.
Komentuesit theksojnë se krijimi i një atmosfere “feste” në ditën e zisë ishte i pavend.
“Duhej një minutë heshtje, jo aheng,” shkruajnë shumë prej tyre, duke argumentuar se mosnjoftimi i banorëve dhe vënia e tyre në këtë pozitë ishte një zgjedhje e gabuar etike në një moment kaq delikat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
