LAJME / E Mërkurë 8 Tetor 2025, 12:12

“Ky s’është i pavarur, është i infiltruari i familjes Berisha!” – Ish-deputeti i PS-së bën deklaratën që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar në emisionin “Real Story” mbështetjen që Sali Berisha i ka dhënë aktorit Florjan Binaj për kandidaturën në Bashkinë e Tiranës.


Koçi u shpreh prerë se Binaj nuk është i pavarur, por “i infiltruari i familjes Berisha”, ndërsa vlerësoi se PS ka zgjedhur kandidaten e duhur, Ogerta Manastirliun, për të drejtuar kryeqytetin.

“Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është një nivel shumë i lartë. Një parti e madhe duhet të ketë përfaqësues me përvojë politike dhe administrative, dhe Ogerta Manastirliu i plotëson këto standarde.
Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të tyre. PD është dorëzuar, po kërkon dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes,” – deklaroi Koçi.
Sipas tij, “gara për Tiranën është e mbyllur”, pasi socialistët kanë një avantazh të qartë si në kandidaturë, ashtu edhe në mbështetje politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE