
Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në një pjesë të mirë të gjatësisë së saj ka pësuar shembje dhe fundosje.
Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, dëmtimet e mëparshme nuk janë rikonstruktuar nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k”, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes.
Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë që kushtoi 1.2 milionë euro ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme.
Pak muaj më parë ARRSH dërgoi një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe deklaroi se do të ndërhynte me një tjetër investim për të riparuar shembjet e pësuara.
Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotave në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi ende nuk ka nisur, duke bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të kalojnë akoma përmes rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
