
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë.
Prej disa ditësh, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillon një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Lapaj ka bërë thirrje publike që qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër qeverisjes aktuale.
Pjesëmarrja e ish-deputetit socialist në këtë protestë ka tërhequr vëmendje, duke shtuar interesin mbi zhvillimet dhe reagimet politike që po shoqërojnë këtë aksion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
