LAJME / E Enjte 27 Nëntor 2025, 07:07

Kush është hetuesi i “preferuar” i SPAK-ut për drejtimin e BKH-së/ EMRI

SPAK ka propozuar hetuesin Joni Keta për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme.

Vendimi është marrë nga komisioni pranë SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët votuan në favor të kandidaturës së Ketës.

Ai aktualisht mban detyrën e zëvendësdrejtorit të BKH-së dhe është drejtues i komanduar i institucionit. Emërimi përfundimtar pritet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 2 dhjetor 2025.

Joni Keta ka një karrierë të gjatë në strukturat e hetimit, duke shërbyer më herët si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE