LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 20:08

Kush është fituesi i luftës në Iran? Telegrafi Britanik jep parashikimin e çuditshëm

Erdogani shfrytëzon krizën në Lindjen e Mesme për të goditur opozitën, paralajmëron “Telegraph”

Ndërsa vëmendja e opinionit botëror është përqendruar te konflikti në Lindjen e Mesme, presidenti turk Recep Tayyip Erdo?an po e përdor këtë moment për të përshpejtuar konsolidimin e pushtetit dhe goditjen ndaj opozitës, shkruan gazeta britanike The Telegraph në një analizë të gjerë.

Sipas analizës, lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit i ka krijuar Erdoganit një “hapësirë politike” për të ndërmarrë masa të ashpra ndaj kundërshtarëve pa u përballur me reagime serioze nga Perëndimi.

Gazeta përshkruan ngjarjet e fundit në Ankara, ku policia ndërhyri në selinë e partisë kryesore opozitare Republican People’s Party (CHP), duke përdorur gaz lotsjellës ndaj mbështetësve. Lideri i partisë, Özgür Özel, sipas raportimit, ishte barrikaduar brenda ndërtesës në shenjë proteste ndaj një vendimi gjyqësor që e largoi atë dhe strukturat drejtuese nga drejtimi i partisë.

“Telegraph” vlerëson se këto veprime po shuajnë atë që shumëkush e konsideron si gjurmët e fundit të lirive politike dhe civile në Turqi.

Analiza kujton gjithashtu arrestimin e rivalit më të madh politik të Erdoganit, kryetarit të Stambollit, Ekrem ?mamo?lu. Sipas gazetës, procesi gjyqësor ndaj tij nisi pak ditë pas shpërthimit të luftës me Iranin, ndërsa ai përballet me akuza voluminoze që mund t’i sjellin dënime shumë të rënda.

Ekspertja Gönül Tol nga Middle East Institute deklaroi se situata aktuale ndërkombëtare i jep Erdoganit mundësinë të veprojë pa presion të madh nga jashtë.

Nga ana tjetër, ekonomia e dobësuar dhe inflacioni i lartë po ndikojnë në rënien e mbështetjes popullore për presidentin turk. Analisti Yusuf Can vlerëson se qeveria është e vetëdijshme se nuk gëzon më mbështetjen që kishte një dekadë më parë, gjë që sipas tij shpjegon shtimin e masave represive ndaj opozitës.

Në pjesën e dytë të analizës, “Telegraph” thekson se Turqia po përfiton edhe në aspektin gjeopolitik dhe ekonomik. Ankaraja po promovon industrinë e saj ushtarake, duke eksportuar sisteme mbrojtëse dhe dronë luftarakë në vende të ndryshme, ndërsa Erdogani synon ta shndërrojë Turqinë në një qendër të rëndësishme energjetike rajonale dhe globale.

Megjithatë, ekspertët e cituar nga gazeta paralajmërojnë se realizimi i këtyre ambicieve mund të shoqërohet me neutralizimin e plotë të opozitës politike dhe të çdo zëri që kundërshton kursin aktual të pushtetit në Turqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE