LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 04:04

“Kur ra zjarri, kisha fëmijët në shtëpi”! TRONDIT zjarrfikësi qe ka shtepine ne pallatin qe u dogj dhe rrefen momentet e tmerrit

Një zjarrfikës pa uniformë ka qenë ‘heroi’ i ditës së sotme, me kontributin e tij në shuarjen e flakëve në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë.

Zjarrfikësi Marsel Troshku, i cili ishte pa uniformë, me atlete sportive dhe një kokore, ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë vatrës së zjarrit, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, edhe kur punonjësit e tjerë të këtij shërbimi u larguan për një moment.

Troshku tha se ka qenë pa uniformë pasi ditën e sotme ishte pushim, por kishte shkuar në vendngjarje vetëm për të dhënë kontributin e tij.

Po ashtu ai ka deklaruar se në momentin që kishte rënë zjarr, kishte qenë me fëmijët e tij dhe pasi e lajmëruan shkoi për të ndihmuar kolegët.

“Kam qene pushim sot. Në kohën e zjarrit isha me fëmijët, me lajmëruan dhe shkova për të ndihmuar kolegët dhe për të bërë punën”, ka thënë mes të tjerash Troshku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE