LAJME / E Premte 28 Nëntor 2025, 16:04

Kur do të mbahet ceremonia mortore për Shpat Kasapin? Kengetari i “Elita 5” ndan detajet e dhimbshme

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë kolegët e tij të skenës, mes të cilëve edhe vokalistin e grupit legjendar “Elita 5”, Arif Ziberi.

Në një lidhje direkte televizive, Ziberi nuk ka mundur t’i mbajë lotët ndërsa fliste për mikun dhe kolegun e tij të ndjerë.

Ai shprehu vështirësinë emocionale për të vazhduar me angazhimet profesionale në një moment kaq të rëndë. “Ky profesioni jonë është pak i vështirë, sepse ja përgatitem për të shkuar në rrugë se nesër kam koncert në Vlorë edhe në Shëngjin pasnesër… edhe nuk e di se si do të realizohet. Nuk kam ndonjë informatë, pres që të më informojnë dhe të dimë diçka dhe të shkojmë ta respektojmë për herë të fundit,” u shpreh ai mes dhimbjes.

Lidhur me ceremoninë mortore, Ziberi konfirmoi se ende nuk ka një datë të saktë, pasi edhe familjarët janë në pritje të procedurave. “Kam kontaktuar edhe familjarët e tij edhe ato nuk janë në dijeni. Shpresoj që së shpejti të kemi ndonjë informatë,” tha ai.

Në fund, ai dha një mesazh prekës për shpirtin e artistit: “Ai do të shkojë me siguri me shpirtin e tij që ka pas, do të shkojë në një botë më të mirë besojdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPEa diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon,