
Deri më tani, i vetmi shtet i Gjirit që ka shmangur goditjet nga raketat iraniane është Omani. Vendi, i cili kishte pritur bisedimet mes iranianëve dhe SHBA-së, shprehu zhgënjimin e tij për veprimin ushtarak. Në Oman ka baza ushtarake amerikane, si në pjesën dërrmuese të vendeve të tjera të rajonit, mirëpo duket se është i vetmi vend i pacenuar nga reagimi i fortë i Iranit.
“Jam i tronditur. Negociatat aktive dhe serioze janë minuar sërish. As interesat e Shteteve të Bashkuara dhe as kauza e paqes globale nuk shërbehen mirë nga kjo,” shkroi ministri i Jashtëm Badr Albusaidi në platformën X.
“Dhe lutem për të pafajshmit që do të vuajnë. I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen më tej. Kjo nuk është lufta juaj”. (A2 Televizion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
