LAJME / E Premte 10 Prill 2026, 14:02

Kujdes! Prej sot ndryshojnë rregullat për udhëtim ne shtetet e BE. Ja çfar duhet pasur parasysh

SHOK PËR UDHËTARËT: BE VENDOS KONTROLL TË RREPTË DIGJITAL – ÇDO HYRJE DHE DALJE NËN MBIKËQYRJE!

Nga sot nis zbatimi i plotë i sistemit të ri për hyrje në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System), i cili do të regjistrojë të gjithë shtetasit e huaj që kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së – qoftë në pika tokësore, porte apo aeroporte.

Bëhet fjalë për një mekanizëm të ri të digjitalizuar që sjell kontroll më të rreptë dhe regjistrim të detajuar të udhëtarëve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Sistemi, i cili kishte filluar të zbatohej pjesërisht që nga 12 tetori i vitit të kaluar, tashmë hyn në funksion të plotë dhe sjell ndryshime të mëdha për të gjithë ata që udhëtojnë drejt zonës Shengen.

Me rregullat e reja, çdo hyrje dhe dalje do të regjistrohet elektronikisht, ndërsa do të mblidhen edhe të dhëna biometrike – gjurmë gishtash dhe fotografi. Qëllimi kryesor është identifikim më i shpejtë dhe ndjekje më e saktë e qëndrimit të lejuar sipas rregullit 90 ditë brenda 180 ditëve. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë edhe pritje më të gjata në pikat kufitare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet për të siguruar qarkullim të shpejtë të udhëtarëve. Policia kufitare do të jetë me angazhim të shtuar në terren dhe do të monitorojë vazhdimisht situatën për të shmangur bllokimet dhe për të informuar qytetarët në kohë.

Nga Shoqata e Transportuesve “Makamtrans” thonë se në trafikun e mallrave nuk priten vonesa më të mëdha se zakonisht. Megjithatë, situata mund të jetë më e ndjeshme për udhëtarët dhe automjetet e pasagjerëve, ku mund të ketë pritje më të gjata.

Kryetarja e “Makamtrans”, Biljana Muratovska, u bën thirrje shoferëve profesionalë që të ndjekin me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit në zonën Shengen. Ajo thekson se nga 10 prilli fillon numërimi i kombinuar i ditëve – duke përdorur si të dhënat elektronike ashtu edhe vulat në pasaporta, deri në harmonizimin e plotë të sistemit të ri.

Masat e reja janë pjesë e strategjisë së BE-së për forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar, por për shumë qytetarë kjo nënkupton një realitet të ri në udhëtim – më shumë kontrolle, më shumë rregulla dhe më pak hapësirë për gabime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE