
Ish-i ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosuri politik, Nijazi Kryeziu, vjen në një rrëfim për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic”.Ai pëveç burgut të Dubravës ishte i burgosur edhe në burgun e Nishit.
Ai kthehet pas në kohë dhe flet për lirimin e kryeministri aktual të vendit, Albin Kurti, nga burgu i Nishit.Ai tha se i njëjti është liruar me nënshkrim të Presidentit të atëhershëm të Serbisë, Vojislav Koshtunica.
Kryeziu si ish- i burgosur në Burgun e Nishit tha se asnjë tjetër duke përfshirë të burgosur politik, aktivist, atdhetar apo pjesëtar të UÇK-së s’janë lriuar me një vendim të tillë.Ai potencoi se duhet të ketë shpjegime nga Albin Kurti në lidhje me këtë çështje por dhe duke kritikuar partitë për mos-veprim në kërkimin e përgjegjësisë.
“E para qëndrimi zgjat mbi një dokument i cili është i lëshuar dhe nënshkruar nga ish-Presidenti serb dhe unë nuk di dikush tjetër nga ish të burgosurit qoftë politik, qoftë aktivist, atdhetar, qoftë pjesëtar të UÇK-së që janë liruar me një vendim të tillë. Do të thotë ka të bëjë me qasjen që unë kam pas në raport me te sepse edhe unë kam qenë i burgosur politik dhe kam i akuzuar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ne të gjithë kemi një vendim se Parlamenti i Serbisë ka marrë një vendim për transferin me një paragraf të vazhdimit të mbajtjes së burgut në vendin ku është kryer vepra penale. Dhe unë i qëndroj prap asaj që e kam thënë, duhet shpjegime nga vetë zoti Kurti dhe ata që dinë ta shpjegojnë këtë temë.
Ju e dini që Kurti, Kryeministër i Kosovës, ka një ekip njerëzish që janë të aftë të bëjnë shmangien nga e vërteta, gjërat që ata kanë kritiku kur kanë qenë në opozitë sot i bëjnë dhe janë normë e pranushme dhe fatkeqësisht partitë opozitare nuk kanë edhe sot një koncept të tillë të përballjes dhe kemi dy-anshmëri, ata kanë shmangien e së vërtetës, aprtitë opozitare kanë shmangien e të vepruarit në rolin opozitar” deklaroi Kryeziu për “Expose” raporton “Gazeta Blic”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
