LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 03:03

Kryeministri Rama i jep “leksion” Bashkimit Europian/ Shqipëria është…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë të martën në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Në fjalën e tij, Rama përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e unionit, qoftë dhe duke hequr dorë nga veto dhe përfaqësimi me komisionerë, të drejta që i gëzojnë sot vendet anëtare.

Ai tha se Europa është në një moment kyç të historisë dhe se duhet të ruajë statusin e saj si një “lojtar i madh” në stuhinë gjeopolitike që ka kapluar kontinentin.

“Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës. Shqipëria është gati, jemi tërësisht të përkushtuar. Nuk do të ndalemi për asnjë çast, po investojmë tek e ardhmja me mendësinë e një vendi që ndihet i përgjegjshëm para Bashkimit Europian”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE