
Ekonomia gjermane në gjunjë: Numri më i madh i falimentimeve në 20 vitet e fundit
Falimentimet në Gjermani kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Midis janarit dhe marsit, 4.573 kompani shpallën falimentim. ?
Hera e fundit kur numri i falimentimeve tremujore ishte më i lartë ishte në tremujorin e tretë të vitit 2005, me 4.771 raste, sipas Institutit për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH). ?
Numri aktual i falimentimeve tashmë tejkalon edhe atë të kohës së krizës financiare të vitit 2009. ?
Gjatë muajit mars, falimentimet u rritën ndjeshëm, duke qenë 71% më të larta krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj në periudhën para pandemisë (2016–2019), njoftoi instituti. ?
Sipas të dhënave, sektorët më të goditur janë ndërtimtaria dhe tregtia me pakicë, ku falimentimet arritën nivele rekord. ?
Megjithatë, numri i punonjësve të prekur ishte më i ulët krahasuar me shkurtin dhe marsin e vitit të kaluar, pasi kryesisht bizneset e vogla janë ato që po përballen me vështirësi. ?
IWH parashikon që falimentimet do të mbeten në nivele të larta edhe në tremujorin e dytë. Sipas drejtuesit të kërkimeve për falimentimet, Steffen Müller, treguesit aktualë japin pak arsye për optimizëm. ?
Ai shtoi se është e mundur që shifrat shumë të larta të regjistruara në mars të përsëriten edhe në muajt në vijim. ?, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
