LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

Kritikat e forta ndaj kryeministrit Rama, Spiropali: Jam dhe do jem në PS!

Elisa Spirplali, ish ministre e Jashtme, aktualisht deputete e PS dhe një nga zërat më kritik në PS ndaj kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se “me rëndësi është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”.

Para se Spiropali të futej në Parlament është pyetur nga gazetarët nëse ka komunikuar me kryeministrin Rama për pakënaqësitë që ajo ka artikuluar kohët e fundit.

“E rëndësishme është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Ndërsa e pyetur nëse do të marrë një vendim si kolegia Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dhe u bashkua me protestat, Spiropali u përgjigj: “Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem në PS”.

Ndërsa për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali tha se në PS duhet të jenë ata që duan një Shqipëri më të mirë.

“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, tha deputetja socialiste, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE