
Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë kanë shkëlqyer në këtë kompeticion, duke ngritur flamurin shqiptar në Maltë.
Bojken Çela realizoi 5 prova me 52 kilogramë në shkëputje dhe 65 kilogramë në shtytje, me total 117 kg në dy disiplinësh. Ai u shpall kampion në kategorinë 56 kg dhe mori medalje bronzi, si sportisti i tretë më i mirë i U15.
Brando Kolaj realizoi 5 prova me 65 kg shkëputje dhe 72 kg shtytje me total 137 kg në dy disiplinësh. Ai u shpall kampion i kategorisë 52 kg dhe i dyti më i miri i U15, duke arritur të marrë medalje argjendi.
Trajneri Lorenc Çela shprehet se pretendojnë për medalje edhe në kampionatin europian që zhvillohet në muajin gusht në Kosovë. Ndërkohë kampion i përgjithshëm në këtë kompeticion u shpall italiani Nicolo Aliano, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
