LAJME / E Mërkurë 27 Maj 2026, 23:11

KRENARI – MBRETI CHARLES NDERON PEDAGOGUN SHQIPTAR ANDI HOXHAJ! PROFESORI MERR TITULLIN ‘OFICER I URDHËRIT TË PERANDORISË BRITANIKE’

 

Mbreti i Anglisë Charles III, nderon me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, pedagogun e drejtësisë në “University College London”, Andi Hoxhaj.

Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme me rastin e festave të fundvitit. Universiteti ku ai jep leksione në fushën e drejtësisë, njihet si një prej më prestigjozëve në botë.

Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Pedagogu shqiptar shkruan në rrjetet sociale: Gjatë gjithë jetës sime, kam pasur fatin të takoj shumë njerëz që më kanë mbështetur gjatë rrugës dhe ju jam mirënjohës të gjithëve. Jam vërtet i nderuar që më jepet ky titull nga Madhëria e Tij Mbreti.

Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE