
Në emisionin “Kojshia Show”, këtë javë i ftuar ishte personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozak Braci, i njohur nga publiku si “Kozaku i TikTokut”.
Vetëm pak ditë më parë, Kozaku kishte fyer publikisht Gjestin e Big Brother në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në publik. Si reagim ndaj kësaj sjelljeje, moderatori i emisionit, Sadri Imeri, vendosi t’i përgatiste një kamerë të fshehur mjaft të veçantë – duke inskenuar një “rrëmbim”.
Kozaku nuk e priste aspak këtë skenar dhe u tremb seriozisht. Ai reagoi i frikësuar, duke bërtitur në mes të qytetit dhe duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët.
Pamjet nga momenti i “rrëmbimit” janë bërë virale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale – disa duke qeshur me reagimin e tij, të tjerë duke e cilësuar kamerën si të ekzagjeruar.
Për ta parë momentin e plotë, ndiqni linkun më poshtë:
, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
