LAJME / E Shtunë 23 Gusht 2025, 18:06

Kosovë: 6 familje rikthehen në katolicizëm, pagëzohen në Kishën Zoja e Letnicës

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kosovë: 6 familje shqiptare kanë vendosur të rikthehen në fenë e të parëve të tyre, duke u pagëzuar në Kishën Katolike “Zoja e Letnicës”.


Kjo kishë, e njohur për historinë e saj të gjatë dhe si vend ku Shën Nënë Tereza mori thirrjen e parë hyjnore, ka qenë dëshmitare e këtij momenti të rrallë shpirtëror.

 Familjet kanë pranuar sakramentin e pagëzimit, duke u bashkuar sërish me traditën katolike që, sipas shumë studiuesve, ishte feja e shumicës së shqiptarëve përpara periudhës osmane.


Ngjarja ka zgjuar interes dhe diskutime:

Disa e shohin si një rikthim në rrënjë. Të tjerë si një hap të guximshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar e shpirtëror.


 “Është emocion i madh të shohësh shqiptarë që gjejnë rrugën e tyre dhe lidhen sërish me historinë e vërtetë”, – u shprehën meshtarët e pranishëm në ceremoni.

 Çfarë mendoni ju? A është ky një fillim i një lëvizjeje më të gjerë të rikthimit tek feja e të parëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE