LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 23:11

KOSOVA IA DEL TË SHKRUAJË HISTORINË: Dardanët mposhtin Sllovakinë dhe shkojnë në finale ndaj Turqisë në play-off-in për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.

Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

Por, nuk ishte edhe aq e lehtë për ekipin tonë, që u gjend në disavantazh qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur Valjent realizoi bukur me kokë.

Në minutën e 21-të, Veldin Hoxha me goditje klinike barazoi rezultatin, pas asistit nga Mërgim Vojvoda.

Fundi i pjesës së parë ishte tragjik për tanët, që pësuan në minutën e 45-të, teksa Haraslin shënoi direkt nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, më të nisur pjesa e dytë, Fisnik Asllani me gol të bukur me kokë pas asistit të dytë të Mërgim Vojvodës barazoi rezultatin.

Më pas, vazhdimi foli vetëm për Kosovën.

Në minutën e 60-të, Florent Muslija me gol të bukur nga gjuajtja e lirë kaloi tanët për herë të parë në epërsi.

12 minuta më vonë, Kreshnik Hajrizi shënoi për 2:4m që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Pas golit të katërt të Kosovës, Sllovakia u aktivizua edhe më shumë, duke rrezikuar disa herë portën e Aro Muric, por pa sukses,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE