LAJME / E Hënë 23 Shkurt 2026, 14:02

Káos në vendin látin! Lárgòhet Prèsidènti i 8-të në 10 Vite pas Skándálit

Peruja është përfshirë sërish nga një stuhitë politike që duket se nuk ka fund. Vetëm pak ditë më parë, Kongresi i Perusë votoi me shumicë dërrmuese idene se presidenti, José Jerí nuk i duhej me vendit dhe ky i fundit eshte dorehequr nga posti. Ky vendim vjen pas një skandali të pazakontë që ka pushtuar mediat botërore, i pagëzuar me emrin “Chifagate”.

Arsyeja kryesore e rrëzimit të Jerí-t ishin disa video të publikuara ku presidenti shihej duke hyrë në një restorant kinez (të njohur lokalisht si “Chifa”) në orët e vona të natës, i maskuar me një kapuç për të fshehur identitetin. Ai u akuzua për takime të padeklaruara me biznesmenë kinezë, përfshirë Zhihua Yang, i cili ka interesa të mëdha ekonomike në projektet shtetërore të energjisë.

Edhe pse Jerí kërkoi falje publike duke e quajtur “gabim” mënyrën e takimit, Kongresi nuk e fali. Ai u akuzua për trafik ndikimi dhe mungesë transparence, duke u bërë presidenti i tretë radhazi që largohet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Me largimin e José Jerí, Peruja shënon ndryshimin e tetë të liderit në vetëm një dekadë. Vendi është kthyer në një laborator të paqëndrueshmërisë politike në Amerikën Latine. Paraardhësja e tij, Dina Boluarte, u shkarkua gjithashtu në tetor 2025, ndërsa para saj, Pedro Castillo përfundoi në burg pas një tentative të dështuar për grusht shteti.

Menjëherë pas shkarkimit, Kongresi zgjodhi José María Balcázar, një ligjvënës 83-vjeçar, si presidentin e ri të përkohshëm. Balcázar do të mbajë detyrën deri në korrik, kur pritet që fituesi i zgjedhjeve të ardhshme të prillit të marrë zyrtarisht pushtetin.

Qytetarët peruanë janë të lodhur nga krizat e vazhdueshme. Protestat kanë shpërthyer në disa qytete, ku njerëzit kërkojnë jo vetëm ndryshim emrash, por një reformë të thellë kushtetuese. Pyetja që të gjithë bëjnë tani është: A do të arrijë presidenti i ri i moshuar të qetësojë gjakrat deri në zgjedhje, apo do të jetë edhe ai një “viktimë” tjetër e parlamentit të fuqishëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE