
Emanuel Shkëmbi është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti me dy punonjëset në hotelin e tij në Borsh, nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri. Gjithashtu edhe babai i tij është vënë nën hetim pasi ka goditur një person tjetër. Nën hetim është vënë edhe një person tjetër që ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.
Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.
Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
– 1 armë zjarri tip Pistoletë.
– 1 krëhër Pistolete.
– 8 fishek 9mm.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet 278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
