
Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho ka miratuar strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.
Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK pas procesit të përzgjedhjes dhe votimit, duke pasuar Altin Dumanin në krye të kësaj stukture të drejtësisë. /Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
