LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 20:08

Klevis Balliu befason me atë që tregon për Ilir Metën: Në burg po

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ngritur shqetësime mbi kushtet në paraburgim që ndodhet ish-presidenti Ilir Meta.

Balliu u shpreh se kishte vizituar ambientet e paraburgimit, përpara se të vinte në Kuvend, duke bërë më dije se ishte takuar me Metën.

Ai deklaroi se në qelin që qëndronte Meta është e vogël, rreth 2 me 2 metra, që sipas tij, ishte e vetmja dhomë që nuk funksiononte sinjali.

Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 15 libra quhej biblioteka.

Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE