LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 15:03

“Kjo tregon sa lart keni ecur”/ Lajm i mirë nga BE! Komisionerja: Urime Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre festuan hapjen e grupkapitullit të fundit në konferencën e 7-të ndërqeveritare në Bruksel.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos solli një tortë, ku sipër qëndronte një qiri me numrin 6. Në Fund Kos tha se “çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi”.

Kjo tregon sa lart keni ecur. Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi. Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe coca-cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kremtuar këtë dhuratë në një dhuratë feste. Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të përfundoni i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”, tha Marta Kos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE