LAJME / E Enjte 21 Maj 2026, 22:10

Kim Mehmeti: Maqedonia e Veriut funksionon si Serbia e Millosheviqit, por me më shumë “Rrahman Morina”

Nga Kim Mehmeti /“Maqedonia e sotme shumëkujt ia rikujton Serbinë e kohëve të Millosheviqit.

Si e tillë, ajo kërkon nga shqiptarët – vetëm pse jetojnë në Maqedoninë e Veriut – t’i përkushtohen mësimit të gjuhës maqedonase e jo asaj amtare.

Po ashtu, ua rikujton që t’i respektojnë simbolet e shtetit, edhe pse, për shembull, ka himn që nuk është shtetëror, por etnik; himn që i fton maqedonasit të zgjohen dhe ta vazhdojnë luftën për të drejta dhe liri?!

Natyrisht, pa treguar se kush e ka robëruar Maqedoninë e Veriut dhe nga kush duhet çliruar ajo – mos vallë nga jomaqedonasit, të cilët përbëjnë thuajse shumicën e popullsisë?!

Ndërkohë, duhet pranuar se, krahasuar me Millosheviqin, të cilin e ndihmonte vetëm një Rrahman, kryeministri i sotëm i Maqedonisë së Veriut është i rrethuar nga shumë “Morina” të VLEN-it.” Gazeta Flaka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE