LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 08:08

Karamuço: 2 nga 4 komandanët që sot janë në Hagë nuk flasin mes tyre për shkak..

“2 nga 4 komandantët që sot janë në Hagë nuk flasin mes tyre!” – profesori Ervin Karamuço sjell një prapaskenë që hap pikëpyetje të reja rreth marrëdhënieve mes ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke komentuar zhvillimet pas vendimit të Hagës, Karamuço ka folur për tensione dhe ndarje të brendshme që, sipas tij,

ekzistojnë mes disa prej tyre, ndërsa ka ngritur edhe akuza të forta për mënyrën se si është ndërtuar procesi gjyqësor.

Në daljet e fundit publike, ai ka pretenduar gjithashtu se një pjesë e dëshmitarëve në Hagë kanë pasur lidhje me shërbimet serbe, pretendim që mbetet qëndrim i tij.