LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 17:05

Kim kërcënon me teste bërthamore! Koreja e Veriut teston raketa rriten tensionet..(VIDEO)

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar raketa me koka bërthamore dhe bomba thërrmuese. Ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaron se konfliktet ndërkombëtare, përfshirë përplasjet e SHBA-së me Iranin, vërtetojnë se vendi i tij kishte të drejtë të mbajë armët bërthamore.

Në një fjalim ai akuzoi Uashingtonin për agresion të sponsorizuara nga shteti, por nuk e përmendi Iranin me emër.

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar raketa me koka bërthamore dhe bomba thërrmuese, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon dhe duke rritur tensionet me Korenë e Jugut dhe aleatët e saj.

Sipas medias shtetërore, testimet zgjatën tre ditë dhe përfshinë gjithashtu armë kundërajrore, teknologji elektromagnetike dhe bomba me fibra karboni.

Nga ana tjetër, ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se ka zbuluar disa lëshime raketash nga bregdeti lindor i Veriut, të cilat fluturuan deri në 700 kilometra përpara se të binin në det. Një tjetër predhë u identifikua pranë kryeqytetit Phenian.

Autoritetet verikoreane pretendojnë se raketat e testuara mund të godasin objektiva në një sipërfaqe të gjerë me fuqi të lartë shkatërruese, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e tyre ushtarake.

Ndërkohë, Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se zhvillimet e fundit ndërkombëtare përforcojnë vendimin e Phenianit për të ruajtur arsenalin bërthamor, duke e cilësuar atë si të “pakthyeshëm”.

Në një fjalim para Asamblesë Supreme Popullore, Kim akuzoi Shtetet e Bashkuara për agresion dhe presion të vazhdueshëm, duke theksuar se vendet pa armë bërthamore mbeten të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve ushtarake.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur tensionet globale janë rritur, veçanërisht pas përplasjeve të fundit që përfshijnë Iran, të cilat Pheniani i sheh si shembull të rrezikut për shtetet jo-bërthamore.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për rifillimin e dialogut me Phenianin, një proces që u ndërpre në vitin 2019. Megjithatë, sinjalet nga Koreja e Veriut sugjerojnë se çdo negociatë e ardhshme do të jetë shumë më e vështirë.

Kim ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të negociojë më për heqjen dorë nga armët bërthamore, por mund të angazhohet në bisedime vetëm nëse pranohet si fuqi bërthamore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE