
Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar efektin e pritshëm: një “tërmet” të vërtetë emocional dhe debate të ashpra që në minutat e para.
Situata është tensionuar maksimalisht mes tij dhe Rogertit, ku nuk kanë munguar ofendimet e rënda personale dhe provokimet mbi jetën private, të cilat kanë trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe mbështetësit jashtë.
Ndërkohë që rrjeti po zien nga videot e përplasjes, një reagim surprizues ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Ndryshe nga sa pritej – ku zakonisht familjarët urojnë fitoren apo qëndrimin sa më të gjatë – Kiara ka bërë të kundërtën në postimin e fundit të Luizit në Instagram.
Ajo ka lënë një koment që tregon qartë pakënaqësinë e saj ndaj klimës toksike dhe ofendimeve që po ndodhin brenda shtëpisë:
“Uroj që të dalësh sa më shpejt nga ajo shtëpi,” ka shkruar moderatorja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
