LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 18:06

Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi në Podujevë.

Sipas burimeve të Sinjalit, të plagosurit janë: Fidaim Zejullahu, rreth 36-vjeçar, me shtetesi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.

Burimet tona bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE