
Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë pritet të sjellë një mekanizëm të ri në luftën kundër korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm në Kosovë. Ky projektligj parasheh krijimin e një institucioni të veçantë që do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë dhe personave të lidhur me ta.
Sipas përmbajtjes së projektligjit, Byroja do të ketë kompetencë të analizojë dhe krahasojë të ardhurat e deklaruara me pasurinë reale të individëve. Në rastet kur konstatohet mospërputhje e madhe dhe pasuria nuk mund të arsyetohet me burime të ligjshme, atëherë procedura mund të përfundojë me konfiskim.
Ky ligj synon kryesisht zyrtarët publikë, përfshirë ata aktualë dhe ish-zyrtarët, por nuk përjashton as personat e afërt apo familjarët e tyre, nëse dyshohet se pasuria është transferuar apo fshehur në emër të tyre.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për konfiskim nuk merret nga Byroja, por nga gjykata. Fillimisht, Byroja zhvillon hetimet dhe mbledh provat, ndërsa më pas rasti dërgohet në gjykatë, e cila vendos nëse pasuria duhet të konfiskohet apo jo.
Një element i veçantë i këtij projektligji është përdorimi i konfiskimit civil, që nënkupton se nuk është e domosdoshme një dënim penal për të marrë vendim për konfiskim. Mjafton që gjykata të vlerësojë se pasuria ka më shumë gjasa të jetë e fituar në mënyrë të paligjshme sesa të ligjshme.
Projektligji konsiderohet si një nga nismat më të rëndësishme për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike, ndonëse ka nxitur edhe debat të gjerë politik dhe juridik në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
