LAJME / E Shtunë 13 Dhjetor 2025, 12:12

Kërkon të dalë nga burgu/ Erion Veliaj befason me LËVIZJEN e papritur

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, në të cilën insistojnë se masa e arrestit në burg ndaj funksionarit është antikushtetuese.

Avokatët i sugjerojnë Gjykatës Kushtetuese të caktojë një datë sa më të shpejtë në kalendar, duke e lidhur këtë kërkesë me një sërë argumentesh, mes tyre edhe dëmet që vijnë nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë.

Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim.

Në Kushtetuese ende nuk është caktuar një datë, ndërkohë që më herët e njëjta gjykatë i dha të drejtë Veliajt, duke e kthyer në detyrë dhe duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Ministrave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE