
Pas sulmit të bërë ndaj tij në 10 Mars ku u kërcënua nga disa persona të maskuar, Endri Meksi është vendosur sërish në “shënjestër” të kërcënimeve. Në po të njëjtën formë, njerëz të veshur me maska kanë hyrë sërish në ambientet e MCN Tv, televizionit ku ai është pronar dhe kanë tentuar kësaj rradhe ta dhunojnë, jo vetëm ta kërcënojnë.
Në një kohë që ngjarja e parë hetohet zyrtarisht , të njëtët njerëz me maska përsërisin të njëtën ngjarje të paprecedentë.
Kjo është bërë e ditur nga gazetari Feridand Dervishi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ku ndër të tjera ka shkruar: “Kërcënohet sërish pronari i MCN. Shteti hesht, i gjithi Per se dyti njerez me maska futen ne ambientet e tv MCN dhe tentojne te dhunojne, apo me keq akoma, pronarin Endri Meksi. Pra, nderkohe qe ngjarja e pare, e dates 10 mars 2026, hetohet zyrtarisht, nderkohe qe njerezit me maska presupozohet te ndiejne peshen e hetimit dhe kerkimit nga policia, ngjarja perseritet.”
Kujtojmë se në 10 Mars u raportua që Endri Meksi është kërcënuar nga disa persona të maskuar.
Ka qenë vetë Meksi i cili ka depozituar një kallëzim pranë Policisë së Shtetit ku dhe ka bërë me dije se rreth orës 23:00, pranë godinës së televizionit është afruar një automjet tip “Audi” i bardhë, nga i cili kanë zbritur tre persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas tij këta shtetas, të cilët nuk ka arritur t’i identifikojë, pasi e kanë kërcënuar janë larguar me shpejtësi.
Pas kallëzimit të bërë, policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe sistemin e kamerave të vetë televizionit, në përpjekje për të identifikuar autorët.
Nga këqyrja paraprake e pamjeve të sigurisë rezulton se automjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
