LAJME / E Premte 4 Korrik 2025, 17:05

Keni bërë plane për fundjavën?/ Kujdes! Moti me plot të papritura, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Kjo fundjavë e parë e korrikut pritet të shënojë temperatura të larta në të gjithë vendin, me vlera që do të arrijnë deri në 37°C në zonat e ulëta, ndërsa dita e hënë do të sjellë një rënie të lehtë me rreth 2 gradë.

Sipas Anira Gjonit, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, zonat më të nxehta do të jenë Tirana, Elbasani, Kuçova, Berati, Gjirokastra dhe Lushnja.

Parashikimi i temperaturave për nesër:

Zonat bregdetare: 21°C / 34°C

Për sa i përket rrezikut nga zjarret, Gjoni tha se të gjitha qarqet janë të rrezikuara, me Korçën, Vlorën dhe Durrësin në nivel të moderuar alarmi.

Ndërkohë, sipas saj, të mërkurën në disa zona malore priten reshje të dobëta lokale shiu, që mund të sjellin një lehtësim të përkohshëm të motit të nxehtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE