LAJME / E Martë 21 Janar 2025, 23:11

“Ke rrahur një vajzë në mes të lokalit, turp!”, Gerti sulmon ashpër Laertin në spektakël: Fëmijën e saj e përmend…

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Laertit dhe Gertit.

Tashmë dihet se para disa vitesh dy banorët janë zënë në një lokal, por me hyrjen e Gertit dukej se kjo situatë ishte shuar.

Nuk zgjati shumë dhe debatet mes tyre nisën, ndërkohë që në nisje të spektaklit Gerti zbuloi se për çfarë janë zënë.
Sipas tij, Laerti ka rrahur një femër mes lokalit.

“Ti je njeri i vogël. Për atë vajzë jam zënë me ty. E ke degjeneruar, e ke rrahur mes lokalit vajzën e botës. Turp dhe të përmendësh vajzën e asaj që ke rrahur. A ke turp? I pafytyrë. Ti vajte dhe the hiqeni nga puna. Momenti që dëgjoi emrin e Olta Dakut ky ndaloi”,tha Gerti.