
Flakët e zjarrit që ranë të martën pasdite në pallatin 12 katësh, në kompleksin “Arlis” në Tiranë, pranë QSUT-së, përpinë thuajse gjysmën e pallatit në të gjithë gjatësinë e tij. Zjarri është shuar, por edhe në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të mërkure, tymi u pa ende në katet e larta
Zjarri la pas dramën e humbjes së investimit të një jete. Të paktën 30 apartamente të shkrumbuar.
Një grua në lot sheh se si gjithçka kishte iku në pak sekonda.
Dikush tjetër e kaloi natën jashtë. Në pamundësi për të gjetur familjarë të tjerë në Tiranë, ky zotëri me origjinë nga Dibra, u kthye të shihte dëmet kolosale në apartamentin që e bleu qindra euro,
“Më është djegur shtëpia. Kat i katërt, shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para 2 vjetësh. Është bërë shkrumb e nuk më lë njeri të shoh shtëpinë time”, thotë ai.
Policia nuk e la të hynte brenda. E gjitha konsiderohet një skenë krimi, në të cilën po kërkohet cdo provë e mundshme për të gjetur shkakun.
Një tjetër banor, shtëpia e të cilit shpëtoi mrekullisht nga flakët, fajtorin e gjen te materiali i fasadës, sipas të cilit, është arsyeja pse në këtë pallat ka rënë zjarr edhe më herët.
“Ky material ikën si pishë, po të vazhdonte nja një orë, ishte djegur e tëra. Ky pallat, kur ishte duke u ndërtuar dhe punonin ata me saldatriçe, mori njëherë flakë. Material i dobët, kjo është”, tregon ai.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, e që pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave zjarrfikëse nga Tirana, Kamza dhe Vora, përfshirë edhe elitën e RENEA-s dhe 2 helikopterë, nuk u shua për 5-6 orë. Atë që pa me sy, kjo grua, fqinje pranë pallatit të djegur, e përshkruan kështu:
“Momenti ishte shumë tragjik, jam habitur. Thashë ç’është kjo, po qaja në shtëpinë time. Ajo ishte si një karton, inertet që digjeshin, një tmerr i paparë”, thotë gruaja.
Zjarrfikëset u kthyen sërish këtë të mërkurë bashkë me ekspertë kriminalistë të policisë, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Hetimi paraprak i agjentëve të Komisariatit nr. 4 zbuloi se zjarri nisi në krah të këtij marketi, në disa mbeturina kartoni po të këtij biznesi.
Policia arrestoi 4 persona për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, administratorin e kompleksit të pallateve Agron Cara, inxhinierin dhe drejtuesin e punimeve për ndërtimin e pallatit Enver Ademi, administratorin e kompanisë që ka bërë fasadën e kompleksit Altin Furtuna, ndërsa për shkatërrim të pronës nga pakujdesia, u arrestua edhe menaxherja e marketit në katin e parë të kompleksit.
Pronari i kompleksit Armand Lilo dhe personi i kontraktuar për ndërtimin e pallatit, do të hetohen në gjendje të lirë.
Në gjendje të lirë nisi hetimi për 2 punonjëse në market të cilat dyshohet se mund të kenë lënë mbeturinat jashtë.
Enver Ademi Inxhinieri i kompanisë Arlis
Altin Furtuna Kontraktori që ka bërë fasadën
Agron Cara Administrator i pallatit
R.S - Menaxhere e marketit
Armand Lilo Pronar i kompanisë Arlis
2 punonjëse të marketit
Sh. B. Kontraktuar për ndërtimin e kompleksit
E paqartë mbetet shkëndija e parë. Policia ka monitoruar kamerat e sigurisë, dhe në momentin që flakët shpërthejnë, pranë kartonëve, që shihen si burimi i parë i zjarrit, nuk ka njeri.
Pak më herët, në zonë shihen fëmijë që luajnë, të cilët mund të kenë hedhur diçka në karton që ka shkaktuar flakët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e hedhjes së ndonjë cigareje të pa fikur nga katet e sipërme të pallatit. Hetimi vijon, e pritet që shkaku të qartësohet.
Vetë kompania Arlis, në një reagim publik, tha se objekti është ndërtuar duke respektuar standardet e sigurisë, i certifikuar nga organet kompetente që prej vitit 2021. Sa i përket fasadës, Arlis ia faturon përgjegjësinë kompanisë kontraktore e cila është zotuar sipas tyre për standardet e materialit
11 persona u lënduan nga flakët e zjarrit dhe asfiskia nga tymi, banorë dhe forca zjarrfikëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
