
Situatë e pazakontë në Gjakovë gjatë zgjedhjeve lokale!
Gjatë procesit zgjedhor të së dielës në komunën e Gjakovës është regjistruar një rast i pazakontë, pasi në listën zyrtare të kandidatëve për kryetar komune ka figuruar edhe emri i të ndjerit Nikolle Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Sipas rezultateve të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Perkaj ka marrë 53 vota, pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti rrugor.
Emri i tij ka mbetur në listë për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, të cilat nuk lejojnë heqjen e kandidatit pas përfundimit të afatit zyrtar të regjistrimit, edhe nëse ai ka ndërruar jetë.
Deri më tani, KQZ nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast të veçantë, i cili ka ngjallur debat dhe habi në opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
